Greqi, fillon viti i ri shkollor, por do pasohet me greva
Sot në Greqi është çelur viti shkollor për mijëra nxënës e nxënëse, por shkollat do të mbyllen nga e hëna e ardhshme, 16 shtator.
Mbyllja e shkollave bëhet për shkak të serisë së grevave të shpallura nga arsimtarët.
Përfaqësuesit e Unionit të punonjësve të arsimit të mesëm kanë vendosur të zhvillojnë greva të përsëritura pesëditore, duke filluar nga 16 shtatori.
Arsimtarët do të shqyrtojnë qëndrimet e tyre pas çdo greve pesëditore, ndërsa me letra të hapura që publikuan, ftojnë për mobilizim prindërit dhe nxënësit.
Federata e unioneve të arsimit të mesëm ka bërë thirrje për një frontitë përbashkët grevash, me pjesëmarrjen edhe të punonjësve të arsimit privat.
Ministri i arsimit ka deklaruar nga ana e vet se qeveria nuk do të aplikojë masën e mobilizimit për arsimtarët, siç kishte bërë në rastin e grevës së transportit publik.
(Balkanweb)