Starmer: Mbretëria e Bashkuar po zhvendos pajisjet ushtarake në Lindjen e Mesme, kërkojmë ç’tensionimin e situatës

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka deklaruar se fokusi i tij është frenimi i luftës Iran-Izrael dhe negocimi i një zgjidhjeje, ndërsa paralajmëron për përshkallëzim që përhapet përtej Lindjes së Mesme.
Starmer nuk bëri të ditur nëse Mbretëria e Bashkuar do të përfshihej në luftë në rast se Irani synon bazat amerikane, por thotë se po zhvendos pajisjet ushtarake në rajon për të mbrojtur interesat, njerëzit dhe aleatët e saj.
“Nuk do të spekuloj se çfarë mund të ndodhë, sepse i gjithë fokusi im është në ç’tensionimin e situatës”, tha ai.
Mbretëria e Bashkuar ka dërguar avionë luftarakë shtesë Typhoon dhe tankerë Voyager në Qipro që kur filloi lufta Izrael-Iran më shumë se një javë më parë. Irani kishte kërcënuar të sulmonte bazat amerikane, franceze dhe britanike në rajon nëse këto vende do të ndihmonin Izraelin.
Ndërkaq, Sekretari Amerikan i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio paralajmëroi Iranin në rast se kërkon të hakmerret ndaj sulmeve amerikane në vendet bërthamore iraniane, duke thënë se një veprim i tillë do të ishte “gabimi më i rëndë që do bënin ndonjëherë”.
Rubio, i cili shërben gjithashtu si këshilltar i sigurisë kombëtare, bëri këto komente në emisionin “Sunday Morning Futures ëith Maria Bartiromo” të Fox News.
Ai tha se oferta për diplomaci me Iranin është ende e hapur dhe se ndryshimi i regjimit “nuk është qëllimi” i Shteteve të Bashkuara.
/rtsh.al/