Yildiz jep spektakël, Juve bën “poker” kundër Wydad

Juventusi mundi Wydad Casablanca-n 4-1 në javën e dytë të Grupit G dhe e gjen veten me një këmbë në raundin e 16-shes së Kupës së Botës për Klube.
Ylli absolut i ndeshjes ishte Kenan Yildiz. Së pari ai ndikoi te autogoli i Boutouil që hapi ndeshjen, pastaj dyfishoi rezultatin me një goditje të bukur nga skaji i zonës, duke e mbyllur më në fund rezultatin me një tjetër gol të shkëlqyer në pjesën e dytë.
Në mes të shfaqjes së turkut, goli i Lorch e ngushtoi vetëm për një çast diferencën dhe në fund një penallti e fituar dhe e shndërruar në gol nga Vlahovic.
Të enjten është ndeshja e fundit e grupit, kundër Manchester City-t, që ka të ngjarë të jetë vendimtare në përcaktimin se kush do të përfundojë në krye.