Starti final Duro Pjesa me e veshtire e Superliges

Superliga ka hyrë në sprintin e saj final, ndërsa gara për titullin kampion është bërë më e ashpër. Një pikë diferëncë mes kryesuesëve të Flamurtarit dhe ndjekësve të Skëndërbeut, kur kanë ngelur dhe shtatë ndeshje deri në fund të sezonit. Duke folur për Albanian Screen, trajneri i skuadrës korçare Shpëtim Duro shprehet se kjo është pjesa më e vështirë e kampionatit. Sipas teknikut gjithçka është e hapur, por kërkon nga futbollistët e tij maksimumin në sfidat e mbetura.
“Një pikë në shtatë javë, është çdo gjë e hapur. Tani është përgjegjësia dhe pjesa më e vështirë e skuadrës sonë sepse duhet të zhsfrytëzojmë në maksimum në të shtatë ndeshjet e mbetura për të qenë gjithmonë rivalë deri në momentin e fundit ndaj Flamurtarit” tha Duro.
Përtej analizës teknike, Duro është i sigurt vetëm për një gjë, çdo hap fals mund të jetë fatal.“Çdo gabim është i pafalshëm në këto situata dhe kampionati është drejt fundit. Çdo gabim kushton shumë për arritjen e objektivave” tha Duro.
Në javën e 27-të të Superligës, Skënderbeu do të luajë në fushën e tij kundër Shkumbinit.