E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil 24-vjecari vret 13 persona ne nje shkolle ne Rio de Zhaneiro

Masakër në një shkollë të Rio de Zhaneiros. Të paktën 13 persona, mes tyre disa fëmijë janë qëlluar për vdekje nga një 24 vjecari armatosur me dy pistoleta.  20 të tjerë kanë mbetur të plagosur, dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sipas mediave vendase, autori quhet Uellington Menezes de Oliveira dhe bëhet fjalë për një ish-nxënës të kësaj shkolle.
Dëshmitarët okularë thanë se ai hyri në shkollë dhe hapi zjarr duke qëlluar mbi fëmijët dhe stafin e shkollës. Në përpjekje për tu larguar nga skena e krimit, 24-vjecari u konfrontua me forcat e policisë.

Megjithatë ende nuk dihet nëse u vra si pasojë e plagëve të marra apo vrau veten. 24-vjecari kishte shkruar madje një letër në të cilën shpjegonte se ishte i prekur nga virusi HIV.

Azhornuar së fundi ( e enjte , 07 prill 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›