E ze poshte kulla e hekurit plagoset 15- vjecari

Një 15- vjecar është plagosur rëndë në zonën naftëmjatëse të Zharzës në Fier ndërsa ka qenë së bashku me disa bashkëmoshatarë duke prerë këmbën e një kulle hekuri për ta shitur për skrap. Roben Hasani ka marrë plagë të rënda në kokë dhe trup pasi kulla e ka zënë poshtë saj në kohën që është shembur, ndërsa bashkëmoshatarët e tij kanë shpëtuar mrekullisht.
Banorët e zonës e kanë dërguar urgjet 15- vjeçarin në spitalin e Fierit ku i është nënshtruar një operacioni dhe për shkak të gjendjes së rëndë ai është nisur drejt spitalit ushtarak të Tiranës për të marrë një ndihmë mjeksore më të specializuar.
Niveli i ulët ekonomik i banorëve të zonës së Zharzës ka bërë që ata dhe kryesisht fëmijët të gjejnë zgjidhjen duke shitur skrap nga kullat e vjetra që nuk përdoren më.
Policia e qarkut ka kryer shumë shpesh aksione për ndalimin e personave që marrin hekurin por pothuajse në të gjitha rastet ata kanë qenë të mitur dhe efiktivat e policisë janë mjaftuar vetëm me vënie gjobash apo këshillime ligjore.
Aleksandër Nushi
Azhornuar së fundi ( e premte , 08 prill 2011 )