E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton Europa League. Ne mbremje Atletiko e Madrid-Celtic Glasgow

Pas Champions, është Liga e Europës, ajo që tërheq të gjithë vemëndjen e futbollit europian, ndërsa 48 skuadra do të zbresin sot në mbrëmje në fushën e lojës, për raundin e parë në 12 grupet e kompeticionit të dytë për nga rëndësia. Mungojnë emrat e mëdhënj, por sfida si Atletiko e Madridit-Celtic Glasgoë premtojnë spktakël dhe rivalitet.

Spanjollët kanë humbur në merkaton e verës yje si Aguero dhe Forlan, por kanë afruar në skuadër një nga ekspertët e Ligës së Europës. Kolumbiani Falkao u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit të fundit dhe griti trofeun me Porton, ndërsa tani do të kërkojë të përsërisë të njëjtën gjë me skuadrën madrilène.

Nga ana tjetër, nisja e hershme e kampionatit, bën që Celtik të jetë në formë të shkëlqyer dhe skocezët kërkojnë të shfrytëzojnë këtë armë për t’i bërë një nisje të mirë aventurës në grupin I, ku përvec Atletikos së Madridit, luajnë Udineze dhe Rennes.

Një sfidë tjetër e rëndësishme e mbrëmjes së sotme është ajo mes Fulham dhe Twente. Dy skuadrat kanë histori të ndryshme në kompeticionet europiane, me anglezët që provuan finalen e këtij kompeticioni, megjithëse u mundën në finale nga Atletiko e Madridit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›