E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton Superliga, Flamurtari mund Dinamon

Mbrojta e titullit kampion ka nisur ne menyren me te keqe per Dinamon, qe ne javen e pare te Superliges eshte mundur 1-0 ne shtepi kunder Flamurtarit. Skuadra vlonjate surprizon blute e kryeqytetit me golin e Xhafaj ne minuten e 25-te te pjeses se pare, duke regjistruar nje start te shkeqlyer ne ndeshjen e pare te kampionatit te 72-te elitar te futbollit ne vend.

Ndeshja ka nisur e shpejte, me Dinamon me te rrezikshme ne aksionet e saj te para, madje skuadra e drejtuar nga Luis Blanko de t’i afrohej golit me Vilen, por devijimi me koke i mesfushorit do te ndalej vetem nga traversa. Flamurtari zgjohet dhe surprizon menjehere vendasit.

Ne minuten e 25-te Xhafaj i shpeton mbrojtjes dhe me nje goditje te sakte do te kalonte Flamurtarin ne avantazh. Dinamo do te krkonte golin e barazimit me te gjitha menyrat, por blute e kryeqytetit megjithse i afrohen portes nuk arrijne te finalizojne si duhet aksionet e tyre, duke lene ne fuqi avantazhin e Flamurtarit ne 45 minutat e para.

Ritmi do te mbetej i njejte edhe me rikthimin ne fushe. Vendasit do te krkonin golin e barazimit, ndersa vlonjatet do te mbroheshin mire dhe do te shfaqeshin rrezikshem ne porten e Hidit vetem me ane te kundrsulmeve. Perpos prpjekjeve te te dy formacioneve, rezultati do te mbetej i pandryshuar deri ne vershellimen e fundit te kryesorit Jorgji, qe do te vuloste prfundimisht fitoren 1-0 te flamurtarit.

Java e pare e Superliges do te vijoje me ndeshjet Vllaznia-Bylis, Elbasani-Tirana, Shkumbini-Kastrioti dhe do te mbyllet diten e hene me sfiden Besa-Skenderbeu.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›