E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton Superliga, dy ndeshje një gol

Ndeshja e parë hapëse është luajtur në orën 17:30 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” midis Dinamos dhe Flamurtarit që ka pasur fitues ekipin vlonjat me rezultatin e ngushtë 0-1.

Golin e fitores për vlonjatët e ka shënuar golashënuesi i mirënjohur, Daniel Xhafaj, në minutën e 25’.

Goli i fitores për ekipin kuqezi të drejtuar nga tekniku peqinas, Gugash Magani, ka ardhur si rrjedhojë i një kundërsulmi të shpejtë ku ,Xhafaj, i është shkëputur mbrojtjes dinamovite dhe ka mposhtur portierin ,Hidi, me një gjuatje të fortë.

Flamurtari në këtë takim ka qenë më i motivuar pasi presidenca vlonjate kishte vendosur një premio prej 10 mijë eurosh në rast fitoreje.

Në krahun tjetër dinamo pas ndryshime të fundit në formacion është dukur apatike dhe shumë e lodhur para një Flamurtari që nuk dinte të ndalej.

Ndeshja e dytë e ditës së djeshme është luajtur në mbrëmje në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit midis Teutës vendase dhe ekipit mik të Laçit, takim që ka përfunduar me rrjeta të paprekura.

Teuta në këtë takim ka qenë gjithë kohën në kërkim të golit por në raste krijuara për gol sulmuesit durrsak janë treguar të pasaktë para portës.

Nga ana tjetër skuadra laçiane ka qenë më e rrezikshme në kundërsulm ku në dy rate ka rrezikuar seriozisht portës e Teutës.

Në fund të takimit dy skuadrat janë ndarë në paqe dhe kanë ndarë nga një pikë.

Java e parë e Superligës do të vazhdoj sot me tre ndeshje, ku do të luhen në orën 17:30, Elbasani-Tirana dhe Vllaznia-Bylis kurse në mbrëmje do të luhet ndeshja Shkumbini-Kastrioti.

“ëmbëlsira” e fundit e javës së parë do të luhet ditën e hënë ku në stadiumin “Besa” të qytetit të Kavajës do të luhet “derbi”midis dy skuadrave pretendente të këtij sezoni, Besa-Skënderbeu, në orën 17:30.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›