E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton të shtunën “Tirana Fest”

Sheshi "Nënë Tereza" në Tiranë do të kthehet në një skenë të vërtetë argëtuese për të gjithë qytetarët e kryeqytetit nën predikimin për besim, shpresë dhe dashuri. “Tirana Fest” do të na shoqërojë për dy ditë rresht me një koncert madhështor ku do të performojnë live këngëtarët më të mirë nga Shqipëria dhe të huaj nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe mbi të gjitha prezenca e Luis Palau nga Argjentina në Shqipëri, i njohur në të gjithë botën bashkëkohore për festivale ungjillizuese.
Organizatorët e këtij koncerti kanë dhënë detaje të mëtejshme për surprizat e kësaj shfaqe e cila ndër të tjera pritet të ketë edhe aktivitete me sporte ekstreme, lojra për fëmijë.
Festimet nisin këtë të shtunë në orën 09.00, ku starton me festival për fëmijë dhe vijon deri në orën 23.00 me shfaqen kryesore, muzikë "Live" dhe Luis Palau. Ndërsa të dielën konceri starton në orën 14:00 deri në orën 23.00. Këngëtarët që pritet të performojnë janë Eugent Bushpepa, Saimir Braho, Juliana Pasha, Mariza Ikonomi dhe grupe të huaja që luajnë luan electro, dance dhe hip hop.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›