E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi inspekton punimet e autostradës Tiranë-Elbasan

Punimet e autostradës Tiranë- Elbasan vijojnë ndërsa pritet që vitin e ardhshëm të hapet rruga duke shkurtuar distancën nga kryeqyteti në drejtim të Elbasanit. Duke parë ritmin e punimeve Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi tha se gjithçka po ecën në ritme optimal dhe se kjo autostradë hapjen e rrugës për trafikun në fundin e pranverës së vitit 2013.
 

Deri tani traseja e rrugës është prekur në rreth 90 përqind të gjatësisë së saj, ndërkohë që janë në ndërtim e sipër shumica e veprave inxhinierike kryesore.

Më segmentin e parë punohet në urën e Erzenit ndërsa në segmentin 2 punohet në 4 nga pese ura që ka ky segment. Përsa u përket veprave të vogla të artit, janë kryer deri tani 16 përqind e tombinove të vogla, 40 përqind e tombinove të mëdha dhe 32 përqind e nënkalimeve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›