E Diel, 1 Nëntor 2026

“21 Janari”, ish-kreu i gardës refuzon t`i përgjigjet Prokurorisë

Ish komandanti i gardës së republikës Ndrea Prendi refuzon ti përgjigjet pyetjeve të prokurorisë në procesin gjyqësor të 21 janarit. Prendi përpara trupit gjykues tha se ai e kishte dhënë dëshminë e tij në seancën e kaluar dhe nuk ka asgjë tjetër për të shtuar. Deklarata ime e 12 shtatorit tregon çdo gjë për atë që ka ndodhur para 21 janarit, në 21 janar dhe pas 21 janarit-tha Prendi. Ndërsa avokati i ish kreut të gardës Genc Gjokutaj u shpreh se klienti i tij i ka bërë deklarimet. N.q.s prokuroria kërkon ta pyesë përsëri ajo duhet të paraqesë pyetjet e shkruara.

Ndërsa për prokurorët e çështjes ky është një debat i kotë. Por n.q.s kërkohen paraprakisht pyetjet ato do të përgatiten dhe në një seancë tjetër i akuzuari të përgjigjet. Një tjetër zhvillim interesant në këtë seancë ishte dhe kërkesa e avokatit të Agim Llupos, gardisti i cili akuzohet për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Ziver Veizit. Avokati kërkoi revokim të masës së sigurisë për klientin e tij, duke kërkuar një masë më të lehtë. Avokati e argumetoi kërkesën e tij mbi faktin se nuk mund të vërtetohet se arma që ka qëlluar është e Llupos. Ndërkohë prokurorët kërkuan kohë që të shqyrtojnë këtë kërkesë.

Në seancë dëshmuan edhe efektivë të tjerë të gardës të cilët u shprehën se kanë zbatuar ligjin atë ditë. Ata kanë qëlluar pa urdhër pasi protestuesit ishin futur rreth 15 metra brenda rrethimit të kryeministrisë. Por në deshminë e tyre para gjykatës ata thanë se kanë qëlluar gjatë gjithë kohës në ajër. Ndërkohë seanca tjeter për këtë çështje do të zhvillohet në 26 shtator,ku pritet të ketë zhvillime intersante pasi pritet marrja në pyetje nga prokuroria e ish kreut të gardës dhe vendim për kërkesën e Llupos për revokim të masë së sigurisë për të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›