E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistika, Shqipëria kundër Bosnjës

(ALBANIA SPORT) – Bosnjë-Hercegovina është një nga pesë kundërshtarët e Shqipërisë në Grupin D në eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, finalet e të cilit do të luhen në Poloni dhe Ukrainë. Ndaj skuadrës boshnjake kemi zhvilluar vetëm dy ndeshje miqësore. Në të parën, të luajtur në Tiranë, Shqipëria fitoi 2-0 me gola të realizuar nga Anesti Qendro dhe Enkelejd Dobi. Ndeshja u zhvillua më 30 nëntor 1995. Në po këtë vit, Bosnja kishte dalë nga lufta dhe ende nuk ishte pjesë e UEFA-s. Takimi i kthimit në Zenica të Bosnjës u mbyll në barazim pa gola. Gjithsesi, situata tani ka ndryshuar, pasi Bosnja ka bërë përparime të shumta dhe ndryshe nga Shqipëria ndodhej në vazon 3, kurse Kombëtarja jonë në vazon 5.

Euro 2012, Grupi D
Franca
Rumania
Bosnnje-Herzegovina
Bjellorusia
Shqiperia
Luksemburgu
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 07 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›