E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistikat: Ulet cmimi i perimeve

Cmimet e produkteve bujqësore në treg kanë shfaqur javën e fundit një tendencë të parpritur rënëse. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, rënia më e ndjeshme është vënë re tek perimet, ku nga 19 artikuj që ka në treg për 12 prej tyre ka ulje të cmimit.

Specialistët japin dhe arsyet për këtë rënie. “Janë ulur cmimet e prodhimeve dimërore, por edhe hyrja e prodhimit të vonshëm të serave ka dhënë ndikimin e vet.

Kjo shoqërohet edhe me faktin qe moti ka qene i pershtatshem dhe nuk ka patur efekte negative”, u shpreh drejtoresha e Politikave te Prodhimit, Brunilda Stamo.

Ndërsa për 7 artikuj të tjerë është vënë re një rritje e cmimit, ku vecohet domatja, megjithëse ekspertët presin që cmimi i saj të bjerë sërish.

Por ndërsa për perimet përgjithësisht re ulje e cmimeve, frutat shfaqin tendencën e kundërt, atë të rritjes. Sipas Ministrisë së Bujqësisë nga 16 artikuj qe ka tregu, për 9 prej tyre cmimet janë rritur ndërsa, ndërsa për 5 artikuj ka patur ulje cmimi.

Rritjen më të fortë e kanë pesuar frutat jashtë sezonit te tilla si ftoi me 39 lekë për kilogram, pjeshka me 8 lekë për kilogram dhe rrushi me 7 lekë për kilogram.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›