E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Ndërkombëtarët të shpëtojnë zgjedhjet 2009

Deklarata u dha sot nga selia e LSI, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Vasili. Ai shpjegoi sot se hartimi i Kodit Zgjedhor po dështon për shkak të sjelljes së PD e PS. Per këtë arsye, LSI kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve 

TIRANE-Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) paralajmëroi se zgjedhjet janë në rrezik. Kjo parti kërkoi sot ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të parandaluar prishjen e zgjedhjeve te ardhshme.

Deklarata u dha sot nga selia e LSI, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, z.Petrit Vasili. Z. Vasili shprehu se “e gjithë ecuria e hartimit te Kodit Zgjedhor dhe sjellja e PD dhe PS dëshmojne qartë se ky proces i mbyllur, korruptiv ka degraduar dhe papërgjegjshmëria e këtyre dy forcave politike po përgatit shkatërrimin e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri”.

Për këtë cështje LSI është vënë në komunikim të vazhdueshëm me instititucionet më të larta europiane si Komisionin Europian, OSBE, ODIHR, Departamentin Amerikan të shtetit si dhe të gjithë përfaqësuesit më të lartë të trupit diplomatik në Shqipëri. Vasili nënvizoi se të gjithë këta aktorë janë vënë në dijeni për degjenerimin e procesit të Reformës Zgjedhore. Duke iu referuar edhe raportit më të fundit të OSBE, Vasili theksoi se “kjo është një provë e qartë se shqetësimet madhore për rrezikimin serioz të demokracisë në Shqipëri janë tashmë prezent edhe në institucionet ndërkombëtare dhe fillojnë që nga degradimi antidemokratik i Kushtetutës... dhe deri tek uzurpimi i institucioneve dhe veçanerisht Prokurorsisë”.
“Sot është momenti që të gjitha institucionet ndërkombetare dhe SHBA duhet të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme dhe të ushtrojnë të gjithë presionin e duhur për të parandaluar prishjen e zgjedhjeve te ardhshme”, tha Vasili në deklaratën e tij për shtyp.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›