Procesi ndaj "Bandës së Lushnjës", dështon seanca

Dështon sërish seanca ndaj "Bandës së Lushnjës" për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës të të pandehurve.
Gjykata caktoi të premten e ardhshme ditën për zhvillimin e procesit ndaj ish-bandës së drejtuar nga Alfred Shkurti, i njohur ndryshe si Aldo Bare.
Të pandehur në këtë proces janë 7 persona, të cilët akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, ndër të cilat edhe vrasje të ndodhura vite më parë në Lushnje.