E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Energjia, 33 % humbet ne rrjet

Humbjet ne total te energjise ne rrjet ne 6-mujorin e pare te ketij viti llogariten ne masen e 1,155 GWh, ose 33.3% te energjise disponibel per perdorim. Sipas burimeve zyrtare te INSTAT, humbjet gjate kesaj periudhe ruajten pothuajse te njejtin nivel me te njejten periudhe te vitit 2007. Pjesen kryesore e zune humbjet ne sistemin e shperndarjes, ne masen 91% te sasise se energjise te humbur ne rrjet. Por nga ana tjeter ne prag te privatizimit te plote, Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise (OSSH) ka raportuar te dhena te tjera per humbjet per te njejten periudhe, te cilat sipas OSSH-se ne fund te 6 mujorit kane rene ne 29.5 % nga me shume se 34 per qind qe ishin ne muajin prill. Sipas burimeve nga OSSH-ja, rezultatet ne kete drejtim po vijne per shkak te aksioneve qe po ndermerren ne te gjithe vendin per te eliminuar energjine e pafaturuar.

Importi, duke perfshire dhe kembimet e energjise elektrike, rezulton me rritje ne masen 2.6% ne 6 mujorin e pare te ketij viti, krahasuar me gjashtemujorin e pare te vitit te kaluar.

Prodhimi

Sipas INSTAT, ne 6 muajt e pare te ketij viti, sasia e importuar, duke perfshire dhe kembimet, arrin ne 1,482 GWh, dhe ze 42.7% te sasise se burimeve gjithsej, nga 47.1% qe ishte ne 6-mujorin e pare te vitit 2007. Prodhimi total i energjise elektrike ne vend ne 6 muajt e pare te vitit 2008 u rrit me 22.7% krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›