Statistikat e “zeza” sezonale te Shkumbinit Pas humbjes në shtëpi me Besën (1-2), ish-trajneri Gugash Magani dha dorëheqjen, por dhe pasuesi i tij, beratasi Kristaq Mile e nisi me humbje debutimin.

Publikoje ne:
Tri ndeshje, asnjë fitore, vetëm një pikë dhe vendi i fundit. Shkumbini e ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin në tre javët e para. Skuadra peqinase mban edhe një rekord sezonal: është e vetmja në këto tre javë që drejtohet nga trajneri i dytë.
Pas humbjes në shtëpi me Besën (1-2), ish-trajneri Gugash Magani dha dorëheqjen, por dhe pasuesi i tij, beratasi Kristaq Mile e nisi me humbje debutimin.
Shkumbini humbi në Fier 1-0 me Apoloninë. Alarmi është edhe më i madh, kur shikon se vetëm Shkumbini, Laçi e Gramozi nuk kanë shijuar asnjë fitore në këto javë.
Në javën e katërt, Shkumbini do të presë në shtëpi Kastriotin, me synimin e vetëm fitoren.
NDESHJET
Java 1: Gramozi-Shkumbini 0-0
Java 2: Shkumbini-Besa 1-2
Java 3: Apolonia-Shkumbini 1-0
E Merkure, 16 Shtator 2009