Laporta: Mesi nuk iken te Interi"Unë e di se ëndrra e madhe e Moratit është të ketë Lionel Mesin te Interi, por ai është i informuar se Mesi shumë shpejt do të firmosë një kontratë të re"

Publikoje ne:
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, hodhi poshtë mundësinë në lidhje me një transferim të Lionel Mesit te Interi i Milanos në Itali. I vlerësuar si një nga lojtarët më të mirë në botë, argjentinasi është kërkuar me ngulm nga presidenti zikaltër, Masimo Morati.
“Unë e di se ëndrra e madhe e Moratit është të ketë Lionel Mesin te Interi, por ai është i informuar se Mesi shumë shpejt do të firmosë një kontratë të re. Është rritur te ne dhe është zhvilluar këtu, kështu që ai dëshiron të qëndrojë te Barcelona për një kohë të gjatë”, - tha bosi katalanas për “Il Corriere Dello Sport.
Gjithsesi, mediat ndërkombëtare e trajtuan lajmin më shumë në kuadrin e ndeshjes Inter-Barcelona, të vlefshme për Ligën e Kampioneve.
E Merkure, 16 Shtator 2009