E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa e Shqiperise, turi i pare paraeliminatorFituesja e fundit e Kupës së Shqipërisë është Flamurtari, që mundi në finale Tiranën (2-1). Skuadra me më shumë trofe është Partizani, me 15 të tillë.

Publikoje ne:

Të mërkurën e ardhshme, më 23 shtator, me tetë ndeshje të vlefshme për turin e parë paraeliminatar starton edicioni i ri i Kupës së Shqipërisë.

Tetë ekipe të Kategorisë së dytë janë ndarë në dy grupe, në atë të Veriut e Jugut, sipas të njëjtës ndarje ku dhe luajnë në kampionat.

Kështu në Grupin e Veriut janë përballë njëra-tjetrës, Naftëtari-Çlirimi, Mamurrasi-Korabi, Erzeni-Iliria, Luzi-Përparimi.

Në Grupin e Jugut do të përballen këto çifte: Vlora-Këlcyra, Tomori-Përmeti, Domosdova-Maliqi, Delvina-Himara.

Turi i dytë paraliminator do të zhvillohet, më 30 shtator, sipas kësaj skeme: fituesja e çiftit 1 me fituesen e çiftit 4; fituesja e çiftit 2 me fituesn e çifit 3 të çdo grupi.

Fituesja e fundit e Kupës së Shqipërisë është Flamurtari, që mundi në finale Tiranën (2-1). Skuadra me më shumë trofe është Partizani, me 15 të tillë.

Turi i parë paraeliminator

23.09.2009
GRUPI I VERIUT
1. Naftëtari-Çlirimi
2. Mamurrasi-Korabi
3. Erzeni-Iliria
4. Luzi-Përparimi

GRUPI I JUGUT
1. Vlora-Këlcyra
2. Tomori-Përmeti
3. Domosdova-Maliqi
4. Delvina-Himara

30.09.2009
Turi i dytë paraliminator


E Merkure, 16 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›