E Enjte, 5 Nëntor 2026

Statistikat gjinore, INSTAT dhe UN WOMAN nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

TIRANË, 24 maj/ATSH/ Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe UNWOMAN nënshkruan në Tiranë një memorandum mirëkuptimi.

Marrëveshja u nënshkrua nga titullarët e dy institucioneve, drejtoresha e përgjithshme e INSTAT, Elsa Dhuli dhe përfaqësuesi dhe drejtues i Grupit Gjinor të OKB në Shqipëri, Michele Ribotta.

Qëllimi i këtij memorandumi është të mundësojë një klimë bashkëpunimi dhe të lehtësojë bashkëveprimin midis palëve në fushat e statistikave gjinore.

Bashkëpunimi synon të rrisë koordinimin, prodhimin, analizimin dhe shpërndarjen e statistikave gjinore në Shqipëri.

1 nga 3

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›