Statusi, Berisha ftese Rames: Te mos cojme sinjale negative ne BE Eva Gjura
Megjithese kane rene ne vesh te shurdher kerkesat e deri tanishme nga ana e kryeministrit Berisha adresuar kryetarit te opozites Rama per votimin e tre ligjeve, me qellim mos humbjen e shansit per te marre statusin e vendit kandidat, kreu i mazhorances nuk resht, qe ne cdo dalje publike te ftoje kryetarin Rama, qe te vendose interesat e shqiptareve mbi interesat e ngushta partiake dhe te jape voten pro tyre ne parlament. Te njejten gje kryeministri ka bere edhe dje ne mbledhjen e grupit parlamentare te PD-se, ku pasi ka folur per buxhetin e ri 2013, ka adresuar nje tjeter ftese ne drejtim te kryetarit Rama ku i kerkon te votoje tre ligjet, sepse cdo ore qe kalon per mosvotimin e tyre con sinjale negative tek cdo shqiptar dhe ne BE. "Shfrytezojne rastin edhe njehere t'i bej thirrje z. Rama te votojme tre ligjet qe jane ne parlament. Ne jemi te gatshem qe te pranojme amendime dhe sugjerime per to, ne perputhje me Kushtetuten e vendit", eshte shprehur Berisha. Duke vleresuar si nje veprim mjaft te mire deklaraten e Rames ne vjeshten e 2011, se do te votonte te gjitha reformat qe kerkoheshin ne procesin e integrimit te vendit, Berisha tha se, ajo deklarate shqiptareve ju erdhi si nje muzike e kendshme per veshin dhe mbi kete lajm te mire u votuan edhe reformat e rendesishme si ajo zgjedhore, kushtetuese, heqja e imunitetit etj. Me tej Berisha ka theksuar faktin se, kerkesa per miratimin e tre ligjeve nuk vjen vetem nga mazhoranca, por dhe nga faktori nderkombetar si Komisioneri Fyle dhe se fundmi edhe nga Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton. "Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, ne menyren me miqesore dhe me njerezore beri apel qe te bashkohemi te gjithe, ne kete 100 vjetor, per hir te Shqiperise dhe per Shqiperine dhe une mendoj se ky 100 vjetor, duhet te jete frymezues per cdo shqiptar, ne kuptimin me te vertete te fjales", tha Berisha. Duke bere ftese per bashkim per te miren e Shqiperise dhe Shqiptareve, kryeministri tha se, kjo ka ndodhur edhe 100 vjet me pare kur per pavaresine u bashkuan te gjithe bashke miq e armiq te betuar ndaj njeri-tjetrit. "Eshte ne detyrimin e cdo politikani, qe, ne interes te vendit, vecanerisht kur kemi te bejme me tre ceshtje konkrete, te bashkohemi dhe t'i votojme. Nje gje eshte e sigurt se, me votimin e tyre, fiton cdo qytetar shqiptar, fitojne te gjitha forcat politike, qe bejne te mundur miratimin e ketyre ligjeve, por, mbi te gjitha, fitojne qytetaret, fiton vendi", u shpreh kreu i mazhorances. Per Berishen, mesazhi i mos votimit eshte deshmia, me e keqe per kete vend se procesi i integrimit nuk merret seriozisht dhe qe procesi i integrimit perdoret per qellime politike elektorale. Kryeministri i ka kujtuar kryetarit te opozites se, shqiptaret jane aq te mencur dhe te vemendshem sa nuk e shperblejne bllokimin. Berisha tha se me bllokimin Rama nuk demton vetem qeverine, por edhe veten e tij dhe mbi te gjitha shqiptaret.