Buxheti 2013, rritje e re pagash dhe pensionesh Eglantina Nasi
Rritja e re e pagave dhe e pensioneve, qendron ne thelb te buxhetit te vitit te ardhshem, 2013. Nje fakt te tille e ka bere me dije kreu i qeverise, Sali Berisha, gjate prezantimit qe u beri dje piketave kryesore te dokumentit me te rendesishem financiar te vendit. Gjate fjales se mbajtur para grupit parlamentar demokrat, ai tha saktesisht se "destinacionin e pare dhe jetik, buxheti i vitit te ardhshem, e ka ne rritjen e rrogave dhe pensioneve". Duke kujtuar se ky zotim i mazhorances, njesoj sic ka ndodhur cdo vit, do te realizohet edhe vitin qe vjen, me nje rritje te re te tyre, duke tejkaluar keshtu ne menyre te fuqishme inflacionin dhe indeksimin e cmimeve. "Nje rritje, e cila do te kete perparesi rrogat e uleta dhe te mesme dhe do ece ne filozofine tone te ngushtimit te diferencave midis rroges mesatare dhe rroges maksimale. Rritja e rrogave dhe pensioneve ka qene dhe mbetet nje nga qellimet me madhore, por edhe nje nga realizimet me te rendesishme te kesaj qeverie dhe te qeverise se meparshme", solli ne kujtese kreu i qeverise. Per te kujtuar se "jane rritur me 147% rrogat e arsimit para shkollor, me 132% rrogat e arsimit 9-vjecar, me 120% rrogat e arsimit te mesem, me 147% rrogat e mjekeve dhe me mbi 135% rrogat e infermiereve. "Buxheti i vitit 2013 eshte ne te njejten kohe, edhe buxheti i finalizimit te qindra e qindrave projekteve, qe po zhvillohen ne te kater anet e vendit. Ai eshte buxheti i themeleve te reja, te mandatit 2013-2017, qe ne do t'ju kerkojme shqiptareve, me besimin me te madh tek vota e tyre", tha me tej, Berisha. Sikunder shtoi edhe faktin tjeter, se buxheti 2013, do te jete edhe buxheti i qytetarit. "820 mije qytetare shqiptare do te kene rritje direkt te te ardhurave te tyre mujore nga arka e shtetit, cka do te thote se nuk do te rriten vetem rrogat, por do te rriten edhe te gjitha pensionet, natyrisht, me perkujdesjen me te madhe per pensionet me te uleta, sic e kemi ne filozofine tone", shtoi ai. Per te konkluduar me cilesimin se "ky buxhet do t'i jape pergjigjen me te shkelqyer investimeve, te cilat do te jene qartesisht me te medha se investimet e vitit qe leme mbrapa, do te jene investimet qe do te firmosin perfundimisht projektet e medha te nje infrastrukture moderne, te denje per nje vend te zhvilluar". Ne fund, Kryeministri vleresoi se "buxheti i shtetit i vitit 2013, do te jete edhe buxheti me i madh ne historine e Shqiperise dhe shqiptareve". "Ai tejkalon ndjeshem buxhetin e vitit qe shkoi dhe rrok shifren e mbi 400 miliarde lekeve, duke perbere nje arritje madhore ne historine e ketij vendi. Natyrisht, buxheti, ne perputhje te plote me filozofine tone, do te jete portofoli i dyte shtese, i cdo qytetari", perfundoi ai. Duke e cilesuar kete si deshmi te performances dhe funksionimit te modelit ekonomik te mazhorances qe ai drejton.