Zgjedhjet në SHBA, Obama dhe Romney mbyllin fushatën në shtetet kyçe
SHBA- Rivalët presidencialë në SHBA, Barack Obama dhe Mitt Romeny kanë kaluar një ditë para zgjedhjeve duke vizituar shtetet kyçe për të ftiuar votat e zgjedhesve, teksa sot amerikanët pritet t’i drejtohen kutive të votimit.
Zoti Romney ishte në Florida, ku sondazhet tregojnë se ai është në avantazh dhe pastaj në Virxhinia, New Hampshire dhe Ohajo.
Sakaq zoti Obama u shfaq në Iowa, Wisconsin dhe Ohajo, ku u shoqërua në mitingje nga Bruce Springsteen dhe reperi Jay-Z.
Zgjedhjet do të vendosen vetëm në një grusht shtetesh, me Ohajon në veçanti që shihet nga analistët si vendimtarja në fitore. Presidenti Obama mbylli fushatën e rizgjedhjess në Des Moines të Iowa-s.
Në një tubim të orëve të vona ai i tha elektoratit se ka nisur një lëvizje në të gjithë vendin. Ndërkohë zoti Romeny përfundoi fushatën e tij në New Hampshire, por tha se të martën do të vizitonte Pensilavinë dhe Ohoio-n.
Z. Obama dhe zoti Romney po garojnë pothuajse njëlloj sipas votimeve kombëtare, në një fushatë që ka kushtuar më shumë se 2 miliardë dollarë. Por anketat e nëntë apo më shumë shteteve fushë beteje që do të përcaktojnë rezultatin, tregojnë Obama-n pak më në avantazh.
Në mesnatë, votat e para janë hedhur dhe numëruar shpejt në fshatin e vogël të Dixville Notch në New Hampshire.
Dorina Bilbili/IDEA/