E Diel, 1 Nëntor 2026

Transportonte 2 kg heroninë drejt Greqisë, ndalohet në Kakavijë

KAKAVIJE- Të paktën 2 kg heroinë, me vlerë minimale 200 mijë euro, u bllokuan sot në Kakavijë, ndërsa transportuesin dhe automjeti u ndalua, njoftoi sot Policia Kufitare e Gjirokastrës.

"Heroina e ndarë në dy pako, u gjet e fshehur në hapësirën mes dy sediljeve të para, në automjetin taksi AA 407 BK, në pronësi të Sokol Dulla, 37 vjeç, lindur dhe banues në Berat, tashmë i ndaluar”, theksoi policia, e cila specifikoi se "gjatë arrestimit të transportuesit, u shoqëruan dhe katër pasagjerë, të cilët më pas u lanë të lirë". 

"Policia po punon për të saktësuar origjinën e heroinës, ndërsa destinacioni ishte Athina (Greqi)", tha në linjë telefonike një drejtues i lartë i policisë kufitare. 

Një procedurë ligjore për paraburgimin e 37 vjeçarit tashmë ka nisur, ndërsa provat materiale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për hetimet e mëtejshme.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›