E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, një grua vret dy shtetas

Policia e Qarkut të Kukësit me anë të një komunikimi zyrtar, bëri me dije se rreth orës 02:45 minuta të mëngjesit të sotëm, janë vrarë shtetasit Eduart Dollapaj, 34- vjeç dhe  Kaçanik Gjuriqi, 27-vjeç.

Policia ka arrestuar për ngjarjen shtetasen Manjola Dollapaj, 31-vjeç, banuese në lagjen “Partizani”, të qytetit të Bajram Curri, e cila ka pranuar në polici edhe krimin. Mësohet se shtetasi Eduart Dollapaj, ishte bashkëshorti i gruas.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur një armë dhe një thikë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti midis autores dhe viktimave. Nga ana e Policisë Kukës, po punohet për sqarimin e rrethanave dhe motivet e ngjarjes. /Start/

                                                                                             2012-05-03 08:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›