E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi Mali i Zi me i favorizuari

Tre jave para publikimit te opinionit te Komisionit Europian mbi statusin kandidat te Shqiperise ne Bruksel kane nisur te qarkullojne zera mbi skenaret e mundshem sesi do te jete ky mendim.

Por asnjeri prej tyre deri tani nuk e parashikon dhenien e statusit kandidat.

Asgje nuk eshte ende zyrtare dhe megjithe perfundimin e pjeses teknike te progres-raportit vjetor mbi Shqiperine formulimi politik nese vendi eshte i gatshem apo jo per te qene kandidat publikohet vetem me 9 nentor.

Gjithsesi burime diplomatike ne Bruksel rrefyen per TCH se ne kohen kur rekomandimi per Malin e Zi pritet te jete pozitiv per Shqiperine nuk ka gjasa te ndodhe nje gje e tille.

Skenari i pare qe perflitet barazon dy vendet aplikuese si jo te gatshme per celjen e negociatave per anetaresim duke e kushtezuar kete hap me permbushjen e disa kritereve. Por dallimi vjen kur ne rastin e Malit te Zi sipas ketyre burimeve pritet qe Komisioni te perfshije nje paragraf shtese duke propozuar dhenien e statusit kandidat paragraf ky qe pritet te mungoje ne opinionin per Shqiperine.

Skenari i dyte nga te tjera burime diplomatike ne Bruksel eshte njesoj me te parin vetem persa i takon Malit te Zi. Ndersa per Shqiperine parashikon nje rekomandim te kushtezuar si per statusin ashtu dhe per celjen e negociatave per anetaresim deri ne momentin kur vendi do te kete permbushur kriteret qe do te percaktohen nga Komisioni Europian.

Dhenia e statusit kandidat dhe celja e negociatave per anetaresim per here te pare u diferencuan nga BE ne rastin e Maqedonise shembull qe pritet te ndiqet edhe me Malin e Zi nje lloj shperblimi ky politik edhe pse teknikisht vendi nuk eshte i gatshem per te nisur bisedimet per hyrjen ne BE. Ndersa ne rastin e Shqiperise burimet rrefejne se formulimi kerkon te evitoje nje opinion negativ per Shqiperine pa i dhene statusin kandidat vendit.

Mali i Zi u shpall shtet i pavarur ne qershor te vitit 2006 kur Shqiperia firmoste MSA-ne me Bashkimin Europian. Ne dhjetor te vitit 2008 kryeministri malazez Gjukanovic paraqiti ne Paris kerkesen per statusin kandidat te vendit ne BE. Te njejtin hap e hodhi dhe kryeministri shqiptar Berisha ne Prage 4 muaj me vone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›