E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjakmarrja reagon vellai i pastorit te vrare

Familja e Dritan Prroi pastorit te vrare per gjakmarrje ne Shkoder banon ne periferi te qytetit.

Pastori u qellua per vdekje ne mes te qytetit nga nje 21 vjecar qe u kap ne flagrance dhe qe pranoi se vrasjen e beri per gjakmarrje. Ne shtepine e Dritanit i vellai tregon se me kete vrasje u shkelen te gjitha ligjet edhe ato te kanunit pasi Dritan Prroi pastor u vra me bibel ne dore.

Me vjen keq kur shteti shqiptar nuk vepron kur sot ne shekullin e 21 shikon qe po vriten gra femije burra njerez fetare eshte shprehur Paulin Prroi.

Per kete vrasje dhe kunder gjakmarrjes pritet te mbahet edhe nje proteste ne Tirane.

Ai nuk kishte frike sepse predikonte fjalen e Zotit. Dritani thoshte se nese do Perendia qe te sakrifikohem le te sakrifikohem per familjen theksoi ai.

Dritan Prroi ishte i martuar dhe kishte dy femije. Pas vrasjes qe beri xhaxhai i tij ai e priste nje ngjarje te tille dhe ishte angazhuar ne luften kunder gjakmarrjes. Pastori refuzoi te qendronte ende i ngujuar deri sa humbi edhe jeten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›