E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi Mirel i dorezon letren Berishes

Opinioni i Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat per Shqiperine pasi u lexua ne Bruskel nga komsioneri per zgjerimin Stefan Fyle iu dorezua zyrtarisht pak minuta me pare kryeministrit Berisha nga drejtori per Europen Juglindore ne Komisionin Europian Pier Mirel.

Gjate nje konference per shtyp me kryeministrin Berisha zoti Mirel tha se jam eshte i sigurte se eshte bere nje vleresim real dhe i jane dhene kreditet e mjaftueshme punes qe ka bere Shqiperia.

Ai theksoi se kerkohet ende pune nga qeveria per te permbushur kriteret ne menyre qe se shpejti te hapen negociatat.

Kemi vene disa perparesi te qarta qe mund te kthehen ne nje opinion pozitiv ne te ardhmen per vendin si strategjia per reformen ne gjyqesor qe ende nuk eshte miratuar masa te efektshme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Te drejtat e pronesise jane nje ceshtje e diskutuar per shume kohe po ashtu edhe lehtesimin e ligjit per antidiskrimin dhe lehtesimin e romeve ne Shqiperi. Nje gje e rendesishme qe duhet rregulluar eshte funskionimi i parlamentit ne Shqiperi qe duhet te rregullohet ne menyre te menjehershme. Funsionimi i parlamentit eshte ceshtja kryesore ne kriterin politik te Kopenhagenit eshte shprehur Mirel.

Nderkohe kryeministri Berisha deklaroi se qeveria shqiptare do te shqyrtoje me seriozitet veretjet dhe do te punoje per plotesimin e tyre.

Berisha tha se nuk kerkojme vleresime jashte asaj qe meritojme dhe kemi dhene.

Kryeministri shqiptar deklaroi se verejtjet e komisionit do te jene prioritete te punes se qeverise.

I tere procesi i intergimit te Shqiperise ne Evrope nga une dhe qeveria ime eshte konsideruar dhe konsiderohet si nje proces i bazuar ne performancen dhe meriten. Kemi privilegjin qe me KE-ne te kemi nje komunikim dhe bashkepunimin me transparent cka e cila mendoj une perben nje avnatazh te madh ne punen tone. Ne traditen e qeverise sime raporti i KE-se shnderrohet ne nje program pune ne interesin me te mire te procesit te integrimit te Shqiperise ne BE cka do te thote se te gjitha perparesite e percaktuara ne kete raport do te shnderrohen ne prioritete te qeverise sime gjate muajve ne vazhdim dhe vitit qe vjen tha Berisha.

Do bejme cdo perpjekje per te bashkepunuar me opoziten dhe ne asnje rrethane nuk mund te pretendoj ta udheheq ate. Ajo cka me takon mua eshte ti beje oferta te ndershme transparente ne interesin me te mire te vendit dhe une kete do ta bej dhe e kam bere ne menyre te panderprere. Procesin e integrimit e marre teresisht te bazuar ne meriten dhe Shqiperine e marr keshtu sic eshte. Shqiperia reale eshte kjo qe eshte. Na duhet te bejme cdo perpjekje per te shenuar hapa te rendesishem ne BE. Kjo ka qene prioritet ne punen e qeverise theksoi kryeministri.

Ju e dini qe pasioni im jane reformat dhe do bej cdo gje per ti realizuar ato shtoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›