E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petro Koci Ne PS po bejne karriere ata qe sollen Berishen ne pushtet

Tirane 9 nentor NOA - Ne momentin qe kur pikat e perbashketa mes se majtes dhe dy figurave te saj Fatos Nano dhe Edi Rama jane me larg se kurre kreu i PSV Petro Koci ben apel per bashkim.

Ne nje prononcim dhene per mediat Koci kerkoi bashkimin e se majtes duke kerkuar qe secila pale te beje autokritike.

Ka ardhur momenti qe te gjitha partite fraksionet dhe personalitetet e se majtes socialiste te reflektojne me pergjegjesi dhe shpirt autokritik. Mendoj se te gjithe absolutisht te gjithe kane se cfare te korrigjojne ne rolin dhe marredheniet mes tyre u shpreh Koci.

Ne analizen e tij Koci flet edhe per nje sere zhvillimesh qe kane ndodhur ne Parine Socialiste.

Duke mos dale kunder prurjeve te reja ne PS ai shton se ne kete parti po bejne karriere ata qe hoqen qafe Fatos Nanon dhe Sollen ne pushtet Berishen.

E majta nuk mund te bashkohet as nese nuk pranohet pergjegjesia e atyre qe per hequr qafe Nanon ndihmuan ardhjen e Berishes ne pushtet ne 2005 en dhe me pas kane bere e bejne karriere nen siglen e PS dhe as nese nuk hiqet dore nga alternativa sipas te ciles per te hequr qafe Ramen le te rifitoje Berisha tha Koci.

Duke kerkuar nisjen e nje bashkepunimi te madh mes te majtes Koci kerkon qe Rama te marre persiper nisjen e nje nisme per te gjetur kompromis mes gjithe palave.

Natyrisht qe per ti sherbyer pajtimit dhe mirekuptimit Kryetari aktual i PS ka avantazhin e iniciatives. Kjo mund te realizohej se pari me nje politike e mesazhe pranimi te mendimit ndryshe ne PS dhe perfaqesuesve kryesore te tij dhe se dyti te shpalosen qendrime te reja ndaj vlerave te pamohueshme te politikes se PS edhe ne periudhen kur nuk e drejtonte partine Edi Rama tha dje Koci.

Koci shprehet se si kryetar i Partise Socialiste te Vertete nuk mund te gjykoje per zhvillimet brenda PS-se. Ndersa ka kerkuar nga figurat e vjetra te selise roze qe te mos e acarojne me tej situaten me deklaratat e tyre.

Sugjeroj qe disa nga figurat socialiste te moshuara te heqin dore nga hedhja e benzines ne zjarrin e inateve te vjetra apo te reja personale se keshtu nuk ndihmojne as Ramen as Nanon dhe as socialistet e thjeshte. Shanset e bashkimit jane mes nesh. Me vullnet te mire dhe kurajo mund tia dalim. Une dhe PSV do punojme vazhdimisht per kete u shpreh Koci.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›