Lule tek autobusi i tragjedise

Me lot ne sy ata jane mbledhur ne vendin ku mbremjen e se henes autobusi i linjes Tirane-Athine doli nga rruga dhe perfundoi disa metra poshte saj duke i marre jeten 9 personave dhe duke plagosur 41 te tjere.
Familjaret e viktimave i jane afruar autobusit qe ndodhet ende ne vendin e tragjedise dhe ne kujtim dhe ne nder te viktimave kane hedhur lule ne vendin ku vetem pak ore me pare u konsumua nje ngjarje shume e rende.
Mes viktimave eshte edhe nje vajze nga fshati Frakull e vogel. Marjola Guma 13 vjece udhetonte per ne Athine me babain e saj Fred Guma nenen motren binjake dhe gjyshen.
Ne aksidentin tragjik Marjola se bashku me babane e saj humben jeten ndersa nena e motra binjake dhe gjyshja u plagosen rende.
Pas tragjedise ne vendin ku u permbys autobusi kane mbetur pasojat e kesaj drame.
Sendet personale te viktimave dhe te te plagosurve jane perhapur mes barishteve dhe baltes si per te kujtuar castet e tmerrit qe kaluan 50 pasagjeret e autobusit te tragjedise.