E Diel, 1 Nëntor 2026

Dixhitalizimi i noterisë, Halimi:Shmanget korrupsioni, reduktohen shpenzimet

Tiranë- Ministrit i Drejtësisë Eduard Halimi ka bërë të ditur se në muajin mars do të hyjë në fuqi ligji i dixhitalizimit të noterisë. Sipas tij tani të gjitha procedurat do të kryhen nga noteri dhe qytetarën nuk kanë nevojë të presin në radhë tek zyra e regjistrimeve.

Dixhitalizimi i sistemit të noterisë me ligjin e ri, sjell kthimin e zyrës së noterit në një One Stop Shop, për qytetarët dhe për biznesin, që do të thotë se të gjitha transaksionet për pasuritë e paluajtshme do të bëhen në zyrën e noterit. Qytetarët nuk do të kenë më nevojë të shkojnë me ditë të tëra të presin në radhë në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.Të gjitha këto procese që kryehen për 25 ditë do të kryehen për 2-3 ditë me një hap të vetëm, që do të jetë zyra e noterit, – tha ai.

Më tej ai u shpreh se ky proces do të shmangë korrupsionin dhe qytetarët do të paguajnë më pak para.
Do të këtë reduktim të shpenzimeve, që qytetarët paguajnë për një shërbim të tillë. Dixhitalizimi sjell uljen e nivelit të korrupsionti dhe burokracive nga shërbimet shtetërore dhe kthimin e besimit të publikut, tek noteri, – deklaroi Halimi.

Shkrime të tjera me interes:

  1. “Administrata vuan nga burokracia, dixhitalizimi rrit efiçencën” Tiranë- Burokracia ka penguar sherbimet ndaj qytetarit, ndaj një sistem...
  2. Korrupsioni, 1 në 3 veta paguajnë për të marrë shërbimet Tiranë – Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë...
  3. Dixhitalizimi, Berisha: Shqipëria mbi 30%, Europa 63% Tiranë- Kryeministri Berisha gjatë zhvillimëve të Konferencës Rajonale për Zhvillimin...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›