Kreu i PS-së Tiranë, Tahiri dhe Zela çelin fushatën
Tiranë- Dy kandidatët për kreun e Partisë Socialiste të Tiranës, Ilir Zela dhe Sajmir Tahiri kanë paraqitur platformat e tyre për kryeqytetin.
Depueti i PS-së Sajmir Tahiri ka paraqitur platformën e tij ku kryefjalë është bashkëpunimi i socialistëve dhe vlerësimi i ndershëm i tyre.
Unë besoj dhe do këmbëngul që pushteti politik, pushteti real, pushteti vendimmarrës, të jetë i juaji dhe i çdo socialiste të ndershëm që duhet të ketë zërin e vet në aksionin tonë politik- shkruan në platformë Tahiri.
Partia Socialiste e Tiranës duhet të shëndrohet në një kantier pune, me rregulla të mirë përcaktuara, ku të garantohet kontributi i gjithësecilit, por edhe të kthehet në vlerë të shtuar për socialistët- vijoi më tej.
Të rinjtë, gratë dhe të moshuarit do të jenë edhe prioriteti i drejtimit të Tahirit, çka sipas tij ëhstë përtej anëtarësisë në PS.
Projekti im për PS-Tiranë është një projekt i cili sheh brenda dhe përtej anëtarësisë. Ky projekt sheh të rinjtë dhe hapësirat ku ata jetojnë, gruan dhe problematikat që e shqetësojnë, prindërit dhe familjet që vuajnë peshën e jetës së shtrenjtuar, të moshuarit që vuajnë barrën e harresës dhe injorimit të qeverisë- tha më tej duke shtuar: “Shkëmbimi informacionit, bashkëbisedimi me anëtarësinë dhe simpatizantët, krijimi i një sistemi organizativ bazuar mbi merita dhe vlerësimin e punës të gjithsecilit, janë parimet organizative mbi të cilat themelohet ky projekt. Për këtë arsye, FRESSH në TR do të organizohet në mënyrë vertikale, duke garantuar mobilizimin total të cdo të riu, në gjimnaze, fakultete, njësi e çcdo ambjent tjetër ku të rinjtë zhvillojnë jetën e tyre.
Një Sekretar për Rininë dhe një për Gruan do të jenë ëdrejtëpërdrejtë dhe pa pushim, të angazhuar në ringritjen e strukturave dhe gjallërimin e jetës politike dhe komunitare të FRESSG DHE FGS”- janë disa nga pikat e platformes së Tahirit.
Ndërkaq edhe kandidati tjetër Ilir Zela ka paraqitur platformën e tij duke garantuar ofrimin e ekperiencës së tij të gjatë politike, aftësitë intelektuale dhe menaxheriale, por mbi të gjitha pasionin atdhetar dhe vullnetin për të bashkuar të gjithë socialistët dhe opozitarët e kryeqytetas, kudo ku ata ndodhen.
Pikat e platorfom së Zelajt janë :
i. Bashkimi i të gjithë socialisteve dhe opozitarëve- të bashkuar fitojmë!
ii. Ndërtimi mbi përvojën dhe shtimin e vlerës së të gjitha kontributeve në funksion të fuqizimit të shpirtit opozitar, ardhjes në pushtet dhe qeverisjes progresiste
iii. Të fitojmë besimin e çdo progresisti- çelësi i suksesit për rrotacion të shpejtë politik.
iv. Forcimi organizativ i partisë së kryeqytetit- më shumë drejtësi organizative, më shumë mundësi konkurimi, më shumë meritokraci në promovim, më shumë gjithëpërfshirje.
v. Zgjerimi i hapësirave për kontributet intelektuale në Partinë Socialiste të Tiranës
vi. Harmonizimi i plotë i veprimtarisë së Drejtimit të PS të Tiranës me atë të drejtimit FRESSH dhe Gruas Socialiste, të zgjedhur për mes një procesi të hapur e transparent
vii. Forcimi i efektivitetit të organizimit elektoral te Partisë Socialiste te Tiranës.
viii. Kontributi në forcimin e koalicionit opozitar
ix. Zgjerimi i rrethit të miqve të Partisë Socialiste të kryeqytetit
x. Forcimi i kolegjialitetit në vendimmarrje dhe bashkëpunimit
Zgjedhjet do të mbahen me 3 Mars nga të cilat do të përcaktohet edhe kreu i ri i PS-së së Tiranës.
Shkrime të tjera me interes:
- Kreu i PS-së së Tiranës, Tahiri dhe Zela dy kandidaturat Tiranë- Partia Socialiste mblodhi dje Kryesinë e saj për të...
- Incident, prishet takimi i Malajt dhe Harasanit Tiranë- Mbështetës të Partisë Socialiste prishën një takim të deputetëve...
- Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Socialiste në Vlorë Kujtim Sulçe kryetar i Partisë Socialiste në Vlorë dha dorëheqjen...