Fier ekzekutohet ne makine 40-vjecari

Një 40-vjeçar është ekzekutuar me plumb në kokë brenda automjetit të tij në lagjen “Liri” të Fierit. Sipas policisë viktima është shtetasi Nuredin Sula rreth 47 vje. Viktima është qëlluar në mjetin e tij tip Benz me targa FR 7835 C . Automjeti i viktimës ishte pranë banesës në momentin kur është kryer ekzekutimi i 40-vjearit. Dyshohet se motivet e këtij krimi janë ato për larje hesapesh mes viktimës dhe autorëve të krimit. Dyshohet se dy janë autorët e kësaj vrasje ndërkohë që policia e Fierit ka identifikuar automjetin me të cilin u larguan 2 persona të dyshuar si autorë të vrasjes. Makina tip Volvo është gjetur në Mbrostar.