Bushati takon Arvizun e Sequin

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi dy takime të vecanta me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Alexander Arvizu.
Në daljen e përbashkët para mediave pas takimit, si ministri Bushati ashtu edhe ambasadori Arvizu shprehën nevojën e konsolidimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. “Shpreha falenderimet në emër të qeverisë së re për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA dhe ambasadori si përfaqësues i Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe të gjitha agjencitë prezente në Shqipëri kanë dhënë përmes projekteve dhe programeve të ndryshme në funksion të demokratizimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë. Në kuadrin e konsultimeve që qeveria e re ka vendosur që të ketë në mënyrë më të konstrukturuar me dy partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE, i kam kërkuar ambasadorit nevojën për ekspertizë amerikane për të bashkëpunuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të ndihmuar një projektim më të mirë të Shqipërisë në rajon në kushtet kur në periudhën e fundit ka patur disa zhvillime pozitive sic ishte arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, anëtarësimi i Kroacisë dhe kalimi i disa gazsjellësve në rajon,çka impionon një gjasje të re strategjike në rajon”, tha ministri Bushati. Nga ana e tij, ambasadori amerikan shprehu kënaqësinë e takimit me kryediplomatin shqiptar, për të cilin shprehu besimin se përvoja në legjislaturën e kaluar si anëtar në komisionin e integrimeve, do ta ndihmojë në kryerjen e detyrës së tij të re. Arvizu tha se SHBA ndjehet e nderuar që mori kërkesën nga ana e Shqipërisë për ndihmë nga ana strategjike dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon si dhe zotimin e qeverisë së re për një frymë të re në marrëdhëniet me fqinjët dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë. “Ndava mesazhin me Ministrin që SHBA kanë qenë shumë të kënaqura që kanë parë diplomacinë aktive të ushtruar nga kryeministri dhe ministri. Qoftë Italia, Greqia apo Turqia, e gjithë kjo është Europa e bashkuar, pjesë e ëndrrës së Shqipërisë. Dëshiroj të them që ndjehem i nderuar që morëm kërkesën nga ana e ministrit për ndihmë nga ana strategjike. Shqipëria është një histori e shkëlqyer e pandarë me të tjerët dhe me të vërtetë më vjen mirë që mund të ndihmojmë që të mund të përhapim këtë lajm të mirë. Presim me kënaqësi vazhdimin e këtij aktiviteti aktiv të Shqipërisë”, tha ambasadori amerikan. Një ditë më parë, ambasadori amerikan u takua me kryeministri Edi Rama, i pari që pas emërimit të Ramës në këtë post. Statusi, Sequi: Presim garantimin e rolit të opozitës Pas takimit me shefin e ri të diplomacisë shqiptare, ambasadori i Sequi bëri një parashikim edhe më optimist për marrjen e statusit në dhjetor. "Kjo arritje historike është e mundshme dhe e arritshme. Është e dukshme që është angazhimi dhe përkushtimi i të gjithëve që kjo të bëhet realitet dhe pas kësaj bisede unë u inkurajova pikërisht për këtë gjë", u shpreh Sequi. Por ajo që Brukseli kërkon nga mazhoranca e re është gjithëpërfshirja, siç Sequi theksoi, me të cilën ka parasysh qasjen ndaj opozitës dhe rolin e saj në këtë proces. "Rikonfirmova qëndrimin që ne do të vazhdojmë mbi arritjet e ndërtuara me mund nga Qeveria e shkuar për të shkuar drejt plotësimit të standardeve dhe kritereve të mbetura. Duke patur parasysh vullnetin e hekurt që ekziston dhe duke treguar sensin gjithëpërfshirës me opozitën parlamentare", u shpreh Bushati. Ndërsa ambasadori i BE-së tha se në marrëdhëniet e Qeverisë me opozitën pret realizimin e angazhimit që Bushati ka ndërmarrë në këtë takim me të të cilin ai u përpoq ta citonte Ministrin e Jashtëm në gjuhën shqipe: "Të kthejmë murin në urë". / Top Channel