E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi i Kosovës “nuk është punë e kryer”

Ministri serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se çështja e statusit të Kosovës “nuk është përmbyllur” dhe se problemet duhet të zgjidhet përmes rrugës paqësore dhe dialogut.

Ai këto komente i bëri të mërkurën në Mitrovicë, vetëm pak ditë pasi që ambasadori amerikan në Kosovë Christopher Dell pat deklaruar se nuk do të ketë bisedime për statusin e Kosovës dhe se autoritetet në Beograd nuk duhet të insistojnë më në lidhje me këtë çështje.

“Ne nuk dëshirojmë t’i sundojmë shqiptarët, por të jetojmë njëri me tjetrin”, ka thënë Bogdanoviq në veri të Mitrovicës.

Ai ka shtuar se për palën serbe është “plotësisht i papranueshëm integrimi i pjesës veriore të Kosovës në institucionet e Kosovës” dhe se pa marrëveshje me Beogradin dhe serbët e Kosovës, nuk do të fillojë pagesa në pikat kufitare 1 dhe 31, të cilat para dy vjetësh janë djegur nga serbët lokalë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›