Statusi i shpëtoi nga arrestimi

Të gjithë ata që kanë futur duart në xhepin e popullit, janë nën hetime të EULEX-it.
Në një intervistë për Express, Lutfi Haziri, Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ministër i Kulturës, konfirmon atë që është thënë edhe më parë se hetimet e EULEX’it nuk do të ndalen këtë vit.
Hetimet do të shtrihen deri në kohën e viteve të para të pasluftës. Ata që kanë abuzuar me buxhetin e Kosovës, duket të jenë shumë. EULEX nuk përmend vite, por numra. Zyrtarë të këtij misioni kanë konfirmuar për Express se aktualisht, Prokuroria Speciale e EULEX-it është duke hetuar saktësisht 69 dosje.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, tash për tash është duke u marrë me 69 raste të cilat kanë të bëjnë me krime financiare”, ka thënë për Express, Kristina Herodes, Zëdhënëse e EULEX’it.
Një ish-zyrtar i Qeverisë së kaluar në kushte anonimiteti thotë për Express se pjesë e hetimeve janë edhe kolegët e tij të ish-koalicionit LDK-AAK.
Sipas tij, UNMIK në atë periudhë ka pasur ndërmend edhe të arrestojë Ministra të Qeverisë së kaluar.
“Arrestimet e zyrtarëve të lartë janë ndërprerë, ngase në atë kohë ishin duke u mbajtur negociatat për statusin e Kosovës dhe imazhi i Kosovës në atë kohë ishte shumë i rëndësishëm”, thekson ky burim.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...