E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshje mes Rusise dhe Turqise per gazsjellesin

Turqia i ka dhënë dritën jeshile Rusisë për projektin e ndërtimit të gazsjellësit “Rrjedha e Jugut” në ujërat e detit të Zi. Marrëveshja është firmosur mes kryeministrit rus Vladimir Putin dhe ministrit turk të Energjisë, Taner Tildiz. Kompania ruse Gazprom, shpjegon se vendimi pritej prej shumë kohësh nga Rusia, e cila kishte deklaruar se do të merrte në konsideratë një tjetër rrugë. Mes Rusisë dhe Turqisë ka patur një pengesë të vazhdueshme për projektin e gazsjellësit “Rrjedha e Jugut”. Në fakt Ankaraja do të duhej ta kishte pranuar këtë marrëveshje nga Moska qysh në 2010, por sipas shtypit rus, objektivi kryesor ishte krijimi i një presioni për të arritur në një cmim më të ulët të gazit të furnizuar. Rryma e Jugut, i administruar në pjesën më të madhe nga gazpromi rus, nga Eni Italian si dhe dy kompani të jera, franceze dhe gjermane, ka një gjatësi prej 3.600 km dhe do të transportojë gazin rus drejt Europës, duke kaluar përmes Detit të Zi dhe Ballkanit.
Projekti i cili pritet të përfundojë brenda vitit 2015, është në garë me projektin tjetër Nabucco, i cili do të transportojë gazin nga Kaukazi në Europën Perëndimore, duke kaluar nga Turqia dhe vendet e Ballkanit, duke shmangur kështu Rusinë.
Gjithsesi marrëveshja e arritur mes Turqisë dhe Rusisë ka shkrirë kështu pengesat për realizimin e projektit të “Rrjedhës së Jugut”, i cili duke shmangur Ukrahinën, do të zgjidhë problemin e furnizimit me gaz të Europës, por edhe duke shtuar pavarësinë e Kontinentit të Vjetër nga Rusia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›