E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi i vendit kandidat, Zogaj:Nesër në komision rezoluta e PD-së

Klasa politike shqiptare është bashkuar sërish për integrimin e Shqipërisë në strukturat e BE-së. Grupi parlamentar i PD-së ka hartuar një projekt resolute e cila nxit qeverinë për të aplikuar për statusin e vendit kandidat. Sipas Preç Zogaj , kreut të komisionit parlamentar të jashtëm, kjo resolutë përfaqëson unitetin e politikës shqiptare për kërkesën për pranim në BE. Opozita ka qenë e para e cila që prej vjeshtës të vitit 2008 ka kërkuar nga qeveria të aplikojë për statusin e vendit kandidat, ndërkohë që vetë kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kërkesa do të depozitohet gjatë muajve të parë të këtij viti

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›