E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë,merr leje i burgosuri,nuk kthehet më në burgun e Shën Kollit

Një dëshmitar për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari ka marrë leje dhe më pas nuk ëhtë kthyer më në burgun e Shën Kollit në Lezhë. Petrit Çakrri kishte marrë leje nga drejtoria e burgut për të vizituar familjen, por nuk është kthyer më duke u arratisur jashtë vendit.Vetë i arratisuri Çakrri, i cili pretendon se ndodhet në Malin e Zi, duke udhëtuar në drejtim të Kroacisë, shprehet se mbahej padrejtësisht në burg nga Gjykata. Lajmi është konfirmuar për "Ora Neës" edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra, i cili theksoi se i burgosuri Çakrri kishte edhe një vit e dy muaj burg. Pas arratisjes nga burgu policia është vënë në ndjekje të të arratisurit Cakrri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›