E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomonia e humbur, gjendet një kufomë

Gjendet kufoma e një prej peshkatareve të shpallur të zhdukur prej ditës së diel. Trupi u gjend në brigjet e Kroacisë nga forcat vendase, të cilat kanë vijuar kërkimet gjatë gjithë ditës së sotme. Policia kufitare e Shkodrës konfirmon se kufoma është njëri nga vëllezërit Golaj. Po sot ka dëshmuar edhe i mbijetuari në gomonen e zhdukur që prej së dielës. Romeo Puliso ka deklaruar për autoritet kroate, se në gomone kishte tre persona.Ai bëri të ditur se gomonia ishte fundosur, ndërsa kishte mundur të dilte me not deri në breg të deti. Ai tha më tej se nuk dinte asgjë rreth fatit të dy personave të tjerë që kishin qenë me të. Puliso do të qëndrojë në Kroaci derisa të përmirësohet gjendja e tij shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›