E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi kandidat per Shqiperine

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë në Komisionin Europian Stefan Fule pritet të prezantojë të mërkurën raportet e progresit për vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian. Sipas axhendës zyrtare është përcaktuar që Fule të prezantojë të dhënat e raportit përpara Komitetit për politikën e jashtme në Parlamentin Europian. Një veprim i tillë pritet të kryhet në orën 11:15 të së mërkurës ndërsa në orën 13.30 do të mbajë një konferencë për shtyp për të deklaruar zyrtarisht përmbajtjen e paketës së zgjerimit me progres raportet përkatëse. Fule pritet që dy ditët pasardhëse, në datat 11 dhe 12 tetor të kryejë një vizitë zyrtare në Beograd dhe Kosovë. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›