Bllokimi i ligjit per Gjykaten e Larte ambasadori i SHBA ne Fier

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu i ka kërkuar klasës politike miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë. Gjatë takimeve në Këshillin e qarkut Fier, ambasadori amerikan ka bërë me dije se pas njohjes nga afër të debatit, i cili ka kushtëzuar votën e Partisë Socialiste për ligjin në fjalë, kjo çështje do të ndiqet tashmë në Tiranë.
“Duhet vullnet për miratimin e Gjykatës së Lartë. Po shikojmë nga afër debatin për Këshillin e Qarkut, ku u takova me të gjitha palët. Çështja e Fierit do ndiqet në Tiranë”, deklaroi Arvizu.