Statusi, kushte te reja per qeverine e re
Interviste me zedhenesin per politiken e jashtme te grupit parlamentar te SPD, Dr. Rolf Mützenich
Dr. Rolf Mützenich, deputet ne Bundestag dhe zedhenes per politiken e jashtme i grupit parlamentar te Partise Socialdemokrate Gjermane (SPD), ne nje interviste dhene dje per radion Deutsxhe Welle, tha se “Shqiperia e kaloi testin e zgjedhjeve, por per marrjen e statusit do te shihen edhe aspekte te tjera”. Ai thote se qeveria e re duhet te perpiqet per gjetjen e nje koalicioni me te gjere, duke perfshire edhe opoziten ne ceshtjet vendimtare per fatet e vendit.
Zgjedhjet e fundit ne Shqiperi ishin dhe nje test per pjekurine e demokracise, duke pasur parasysh aspiratat e vendit per integrim evropian. A e kaloi me sukses Shqiperia kete prove?
Patjeter! Une mendoj se ky rezultat zgjedhjesh, i cili u pranua edhe nga pala humbese, keto zgjedhje te cilat rezultuan me me pak parregullsi nga sa ishte shprehur frika fillimisht, do te merren parasysh ne shqyrtimin e BE-se ne te ardhmen. Por ata qe kaluan testin e pjekurise ishin ne radhe te pare zgjedheset dhe zgjedhesit ne Shqiperi.
Si jane premisat qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat ne vjeshte?
Kjo duhet pare me kujdes. Zgjedhjet nuk mund te jene i vetmi kriter. Ka edhe ceshtje te tjera, te cilat duhet te jene ne fokus, vecanerisht zhvillimi i politikave sociale dhe si do te behet krijimi i qeverise. Pra nese qeveria e re do te tregoje mirekuptim per forcat e ndryshme dhe si te thuash do te perpiqet per gjetjen e nje koalicioni me te gjere, duke perfshire edhe opoziten ne ceshtjet vendimtare per fatet e vendit.
Fushata elektorale ne keto zgjedhje u karakterizua ne mase te madhe nga akuza dhe kunderakuza te partive / koalicioneve ne gare. Tonet jane zbutur pas zgjedhjeve por nje pjese e zgjedhesve qe me voten e tyre vendosen per rotacionin e pushtetit, duan te shohin venien para pergjegjesise te atyre qe mund te kene abuzuar me pushtetin. Si mund te arrihet venia para pergjegjesise e fajtoreve me nevojen per kompromis dhe per unitet te vendit?
Mendoj se qeveria e re ne radhe te pare duhet te vendose si kriter ate qe ka kerkuar nga qeveria e vjeter, pra ne vecanti te perfshije ne proces konsensusi edhe pakicat politike. Vendi mund te zhvillohet vetem nese garantohen te drejtat themelore. Mendoj se ne periudhe afatgjate eshte e nevojshme perfshirja e te gjitha forcave ne qeverisje. Ne vecanti mendoj se gjate viteve te ardhshme do te jete e rendesishme te arrihet ne vend nje lloj pajtimi i qarte, qe shoqeria te mos jete e ndare ne dy grupe te papajtueshme me njeri-tjetrin.
Koalicioni i majte u paraqit ne fushate me nje program ambicioz sa u takon elementeve sociale. Vete kreu i Partise Demokratike, kryeministri ne largim Sali Berisha, e cilesoi kete program si utopik dhe deklaroi se nje nga arsyet e humbjes ishte fakti qe kampi i djathte nuk ishte i gatshem te bente premtime, qe nuk mund te realizohen ne realitet. A pajtohet nje program i tille me elemente te forta sociale, me nje zhvillim me frymemarrje te lire te ekonomise se tregut? Apo forcat e tregut duhet te veprojne te lira pa nderhyrje te shtetit?
Une besoj se eshte gabim te mendosh qe tregu mund te rregulloje gjithcka. Ne vecanti zhvillimet e viteve te fundit e kane hedhur poshte kete teori. Sipas mendimit tim ajo qe vazhdon ta karakterizoje Evropen eshte nje mase e caktuar perkujdesjeje baze e ofruar nga shteti, qofte sa i takon kujdesit shendetesor, qofte sa i takon arsimit apo infrastruktures. Kjo nenkupton nje funksion perkujdeses te shtetit, i cili sigurisht bazohet ne gatishmerine e shoqerise qe te kerkoje nga ata qe kane me shume, te mbajne nje barre me te rende. Pra kombinimi i nderhyrjes se shtetit per garantimin e sherbimeve sociale me ekonomine e tregut, eshte jo vetem i mundur por edhe nje parakusht per nje model evropian, i cili vazhdon te miratohet ne bote. Une mendoj se ne te ardhmen ky model social evropian duhet te forcohet dhe per kete duhet te punojne ne vecanti partite socialdemokrate dhe socialiste.
Rinia shqiptare perballet me probleme serioze sa i takon papunesise, mundesive te arsimimit dhe shanseve ne tregun e punes. Cfare mund te beje qeveria e re e Shqiperise ne kete drejtim?
Une sigurisht nuk mund te jap keshilla nga larg, por duke iu referuar eksperiences sone mund te them se Gjermania tregoi forcen e saj ne vitet 70-te duke u perpjekur nga njera ane ta beje sistemin arsimor aksesibel, duke ndihmuar per barazi shansesh ata, te cilet per arsye familjare nuk kishin mundesi. Ne fund kjo ndihmoi dhe shoqerine ne Gjermanine Perendimore per t'u pajtuar pas konfrontimeve te ashpra gjate revoltave te studenteve. Mendoj se nga BE duhet te vije nje ndihme per rinine ne vendet ne jug te Evropes, por edhe per ato vende, qe nuk jane ende anetare te BE-se. Kjo eshte edhe ne interes te BE-se per te krijuar stabilitet social dhe kusht per kete lloj stabiliteti eshte qe rinise t'i ofrohen shanse. Keshilla ime e dyte ne kete drejtim eshte qe partite te kujdesen qe ne radhet e tyre te kene te rinj te angazhuar politikisht. Ata duhet te jene fytyra e se ardhmes. Pra ne pozicionet politike te mos jene vazhdimisht vetem “burra te vjeter” por t'u jepet nje shans edhe te rinjve, vajza dhe djem.
“Integrimi nuk varet vetem nga zgjedhjet”
Ambasadorja e Gjermanise ne Shqiperi, Carola Müller -Holtkemper, thote se zgjedhjet jane nje arritje e madhe, kurse paralajmeron se do te shikohet menyra e procedimit dhe aktivitetit ne jeten parlamentare, nderkohe qe jane dhe dy ceshtje te mbetura pezull sipas saj, lufta kunder korrupsionit dhe kunder krimit te organizuar. Sipas ambasadores, ne keto dy aspekte ka ende shume per te bere. Ne intervisten dhene per radion DW, Holtkemper ben edhe vleresimin e zgjedhjeve dhe cfare duhet te ndryshohet ne favor te permiresimit te procesit ne te ardhmen.
Cili eshte vleresimi juaj per procesin zgjedhor, per menyren se si u zhvillua fushata elektorale, dita e votimit dhe faza e numerimit te fleteve ne kutite e votimit pas 23 qershorit?
Ta themi qe ne fillim se keto zgjedhje parlamentare jane me te mirat te zhvilluara ndonjehere. Nuk mund te perseris deri ne detaj observimet paraprake qe ka bere misioni i OSBE/ODIHR-it, por ca gjera ia vlen t'i them. Megjithese ishin zgjedhjet me te mira, sigurisht qe ka hapesira per permiresime. Ja p.sh, deri me sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte i pakompletuar dhe punon vetem me anetaret e mazhorances. Ky eshte nje nga kufizimet e procesit zgjedhor. Mendoj se ne te ardhmen nje institucion i qendrueshem, jopolitik, teresisht profesional, eshte i nevojshem. Dita e votimit ne pjesen me te madhe ishte e qete, perjashto raste te vecuara te perdorimit per fat te keq te dhunes. Rasti me i rende u shenua ne qytetin e Lacit. Per ne ushtrimi i dhunes nga kushdoqofte eshte teresisht i patolerueshem. Procesi i numerimit te fleteve te votimit dukshem eshte me i shkurter ne kohe se heret e meparshme. Por ne disa qendra te numerimit ka pasur vonesa dhe zvarritje dhe ketu mendoj se ka shume vend per permiresime te performances ne te ardhmen. Qe procesi te jete edhe me i shpejte, duhet te angazhohen dhe percaktohen njerez brenda afateve ligjore nga ana e partive dhe jo te kete emerime dhe ndryshime te anetareve te komisioneve te numerimit ne fazen kur puna eshte ne vijim. Kjo i jep mundesi Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe ta artikuloje me heret rezultatin final te zgjedhjeve dhe do te shmange mundesite per rritjen e tensioneve.
Nuk kemi ende rezultat zyrtar, por eshte votuar ne shumice per rotacion politik. Si i konsideroni qendrimet e partive kryesore dhe lidereve te tyre pas dites se votimeve?
Vertet nuk kemi rezultat final, por vendet ne Kuvendin e ri thuajse jane percaktuar ne pjesen me te madhe, per te nisur nga puna ne fillimi te muajit shtator. Une uroj qe procesi i finalizimit te numerimit dhe shpalljes se rezultatit perfundimtar te jete sa me i shpejte. E rendesishme eshte qe derime tani nje hap i madh eshte bere perpara. kryeministri Sali Berisha e ka njohur humbjen dhe tani me shprese do te vijohet me kalimin e bute te pushtetit per tek ish opozita qe vjen ne qeverisje.
Permendet aspekte kritike te procesit. Duke pasur parasysh dhe raportin paraprak te ekipit te vezhguesve nderkombetare, cilat do te ishin gjerat qe duan ndryshim ne favor te permiresimit te procesit zgjedhor ne te ardhmen?
Mendoj se ne pergjithesi personeli qe angazhohet me zgjedhjet, duke nisur nga anetaresia e KQZ-se, e komisionereve te numerimit te fleteve te votimit, apo me administratore te tjere - keta duhet te jene njerez shume te kualifikuar. Kjo eshte ceshtje e trajnimit te tyre, por dhe e pergjegjesise se atyre qe emerohen. Menaxhimi i zgjedhjeve te behet me ekipe te depolitizuara. Po ju marr rastin e Gjermanise. Kemi zgjedhje parlamentare ne shtator te ketij viti dhe si cdo here ato do te organizohen nga Zyra e Statistikave. Une si shume te tjere ne vendin tim nuk njoh asnje prej tyre, as dhe si portret. Sepse eshte nje proces me tipare profesionale dhe teknike. Nuk ka mbledhje te tensionuara apo kriza, ndaj dhe nuk njoh askend prej tyre.
Nga menyra se si u zhvilluan zgjedhjet e 23 qershorit a eshte permbushur kushti politik per marrjen nga Shqiperia te statusit te vendit kandidat per anetaresim ne BE?
Le te themi se nje test eshte kaluar. Zgjedhjet jane nje arritje e madhe. Do te shikohet dhe menyra e procedimit dhe aktivitetit ne jeten parlamentare, nderkohe qe jane dhe dy ceshtje varur per te cilat ka pasur dakordesi ne mbledhjen e Keshillit dhjetorin e vitit te kaluar. Keto dy ceshtje jane lufta kunder korrupsionit dhe lufta kunder krimit te organizuar. Dua te them se ne keto dy aspekte ka ende shume per te bere.
AMC Touch:
Smartphone dhe me shume mundesi lundrimi ne internet
Smartphoni AMC Touch, i mundesuar nga AMC enkas per abonentet me kerkesa te larta ne perdorimin e internetit, vjen kete vere me nje oferte te re, e cila ofron me teper mundesi per te lundruar ne rrjetin 3G. Pas prezantimit te suksesshem ne fillim te ketij viti, AMC Touch vjen i perditesuar fale nje oferte te re, e cila perfshin 1 GB internet 3G cdo muaj, falas per nje vit, te gjitha keto per vetem 11,900 lek (me TVSH). Interneti aktivizohet falas automatikisht muajin e pare, ndersa muajt ne vazhdim duhet te kryhet nje rimbushje me vleren 500 leke, e cila mbetet ne llogari. Kjo oferte qe perkon me periudhen e pushimeve eshte konceptuar per t’u dhene abonenteve AMC me shume pavaresi komunikimi dhe mundesi argetimi fale kombinimit te teknologjise se larte me internetin 3G. AMC Touch eshte nje smartphone Android, me ekran 3.2 inc, kamera 3 MP dhe mundesi per te instaluar mijera aplikacione.