Sekuestrohen 5.1 kg heroinë në një autobuz, dy në pranga

Policia greke ka sekuestruar sot 5.1 kg heroinë ndërsa ka arrestuar 2 persona. Burime nga policia bëjnë me dije se droga është sekuestruar në kilometrin e 5-të të rrugës Kakavijë-Janinë në autobuzin e linjës Sarandë-Athinë ndërsa policia greke ka arrestuar edhe shoferin e e autobuzit dhe një pasagjer.
Mësohet se policia greke e ka ndaluar autobuzin me targa shqiptare pas një informacione të marrë se në të ndodhej një sasi droge. Pas kontrollit të autobuzit u bë e mundur gjetja e drogës e ndarë në 10 pako e fshehur në depozitën e ajrit të një kondicioneri.
Nuk ka ende të dhëna se nga vinte droga, ndërkohë që destinacioni i saj, nisur edhe nga itinerari i autobusit me të cilin transportohej dyshohet të ketë qenë Athina.