E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi për vendin kandidat, BE jep në nëntor opinionin për Shqipërinë

Komisioni Evropian do të japë opionin për aplikimin mbi statusin e vendit kandidat për Shqipërinë dhe Malin e Zi në muajin nëntor.

Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fule e konfirmoi këtë pas Këshillit të Parë të Stabilizim Asocimit BE-Mali i Zi duke thënë se qëllimi i komisionit është që të paraqesë opinionet për Shqipërinë dhe Malin e Zi vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Dhënia e këtij vlerësimi ka përpara një vendimmarrje shumë të rëndësishme për liberalizimin e regjimit të vizave.

Ndërkohë, duket se Shqipëria do të kalojë edhe një moment delikat në procesin e zgjidhjes së krizës politike në vend. Deri në atë kohë do duhet të shohim nëse do të merret vendimi për liberalizimin dhe më pas edhe drita jeshile për statusin e vendit kandidat apo gjithçka do të bllokohet për shkak të krizës politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›