E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi, tre ligjet e kërkuara nga KE-ja sot në seancën plenare

Edhe pse palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për tre ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat, Kuvendi i ka përfshirë ato në axhendën e sotme.
 

Ligji për Gjykatën e Lartë, reforma parlamentare dhe ligji për nënpunësin civil, pritet të pëplasin sot maxhorancën dhe opozitën në seancën e sotme plenare.
 

Opozita është shprehur më herët se nuk do t`i votojë këto ligje pa u zgjidhur më parë çështja e qarkut të Fierit. Por kryeministri Berisha ka deklaruar se e vetmja zgjidhje është mocioni i votëbesimit në të gjitha komunat dhe bashkitë e qarkut Fier.
 

Ndërsa sa u përket reformës parlamentare dhe ligjit për nënpunësin civil, kryeministri Berisha theksoi se mazhoranca është e gatshme për kompromis me opozitën.
 

Ndërkohë në axhendë janë përfshirë edhe projektligji "Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2011 si dhe akti normative "Për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2012"
 

Gjithashtu në seancën e sotme do të ketë edhe dy interpelanca, e ministrit të financave Ridvan Bode dhe ministrit të Drejtësisë Edurat Halimi, kërkuar nga një grup deputetësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›