E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mansini, kontakte me Interin

Pas vershellimave te tifozeve verdhekuq, ja tek vjen edhe shuplaka e trajnerit Spaleti. Per Amantino Mansinin nuk eshte nje periudhe teresisht e qete edhe pse ne horizont mund te shohe "parajsen" Inter. Duket, ne fakt, qe ka pasur nje kontakt informal mes Mansinit, mesfushor te Romes, dhe adashit trajner te zikalterve, ne te cilin te dy kane shprehur deshiren e forte per te punuar se bashku. Zyrtarisht nuk eshte celur ende nje tratative e vertete mes drejtuesve te dy klubeve edhe pse Morati me kompani jane ne avantazh perballe klubeve te huaja (Arsenal, Liverpul, Lion dhe Real Madrid) qe duan ta marrin lojtarin, duke shfrytezuar klauzolen e FIFA-s, duke paguar 5 milione euro. Do te vendoset gjithcka ne javet e ardhshme, e vetmja gje e sigurt eshte se Mansini nuk do te qendroje ne Rome, pavaresisht se kontrata i perfundon ne vitin 2009 sepse shifrat e ofruara nga Rosela Sensi per rinovim, nuk jane konsideruar se te drejta nga ana e lojtarit dhe duket se nuk ka me tratative.

Braziliani i ofrohet keshtu tifozeve ne altarin e sakrifices, duke nisur qe nga trajneri Spaleti: "Mansini nuk eshte nje viktime. Nese Vucinic e ka parakaluar duhet te impenjohet me shume per te dhene me te miren dhe per te marre vendin e tij. Nese ndjeshmeria i ul nivelin e rendimentit, sic po e thote ai vete, duhet ta modifikoje, duke kthyer kete ane te veten te karakterit dhe ta vendose ne dispozicion te situatave". Ne fund, trajneri i Romes i hap dyert, ose me mire, i hap rrugen brazilianit qe eshte ne prag te largimit. "Ketu nuk varemi nga askush, jane fanellat e Romes qe jane te forta dhe jo lojtaret qe i veshin ato".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›