Adriano larg fanelles zikalter
"E ardhmja e tij nuk eshte percaktuar ende, e vetmja gje qe dime eshte se ne gjysme te vitit do te kthemini ne Itali per t'u prezantuar tek Interi. Ajo qe mund te garantojme eshte se me keto prezantime te lojtarit, jane shume klube qe e duan". Gilmar Rinaldi, prokuror i Adrianos ben te ditur se ne perfundim te huas te San Paolo, qe skadon me 10 korrik, Perandori mund te mos veshe me fanellen zikalter. Ne Brazil, lojtari duket se ka rilindur (14 gola deri tani) dhe ne Evrope kjo gje nuk ka kaluar pa u vene re. "Por Adriano eshte shume i lidhur me Interin, eshte klubi ku ai doli ne skene, ku u be nje idhull dhe atje mbetet nje nga objektivat", ka shtuar Rinaldi. Per momentin qe po kalon lojtari, prokurori shpjegon: "Besoj se Adriano eshte kthyer ne Brazil per t'u afruar me familjaret e tij, ku ka gjetur qetesine e duhur dhe ka filluar te jetoje momentin e mire. Jam shume i kenaqur per kete gje". Nderkohe, Dunga eshte i gatshem t'i hape dyert e Kombetares braziliane.