Stavileci: Prioritet, ruajtja e tokës
Ministria e Bujqësisë, e Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural (MBPZHR), në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, kanë lansuar projektin “Mbështetje e mëtutjeshme e shfrytëzimit të tokave”, i cili synon mbrojtjen e tokës së punueshme nga ndërtimet e pakontrolluara, shfrytëzimin e saj në mënyrë më të mirë për bujqësinë, si dhe parcelizimin e saj.
Ky projekt, i cili u prezantua sot, kap shumën 1.5 milion euro dhe është i financuar nga Bashkimi Evropian.
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, ka thënë se prioritet i ministrisë që ai drejton është shfrytëzimi i tokës bujqësore dhe ruajtja e saj nga ndërtimet e pakontrolluara. Kjo, sipas tij, është thelbësore për të ardhmen e bujqësisë së Kosovës, një sektor ky i një rëndësie të veçantë ekonomike dhe sociale.
Kurse Kjartan Bjornson, nga Zyra e Komisionit Evropian, shprehu besimin se projekti vendos një bazë të qëndrueshme më afatgjatë për të implementuar gjitha politikat e ligjet për shfrytëzimin e tokave.
Projekti adreson çështjet që janë një bujqësi e qëndrueshme dhe mjedisore e cila ofron resurse të nevojshme natyrore dhe do të përmirësoj menaxhimin e tokës së punueshme.